Nëse jeni duke kërkuar të shisni pronën tuaj, ne ju ofrojmë një zgjidhje moderne për t’ju ndihmuar të dalloheni në treg – krijoni kopjen digjitale të pronës në 3D përmes kamerës profesionale Matterport Pro 2.
Shëtitjet virtuale në 3D të realizuara përmes kamerave Matterport Pro 2 u ofrojnë blerësve potencaial të eksplorojnë në majë të gishtave çdo pronë nga komoditeti i shtëpisë.
Cilat janë arsyet pse ju të zgjedhni krijimin e kopjes digjitale të pronës në 3D, përmes kamerës profesionale Matterport Pro 2?
Paraqitja në realitet virtual: Kamera Matterport Pro 2 kap çdo detaj të pronës tuaj, duke krijuar një paraqitje të realtitetit virtual në 3D, gjë që i bën blerësit të ndihen sikur po ecin personalisht nëpër pronën tuaj. Paraqitja e detajeve të arkitekturës dhe të dizajnit të brendshëm, do ta bëjë pronën tuaj të dallohet dhe të konkuroj në tregun e shit-blerjes së pronave.
Eliminimi i vizitave fizike: Duke e shikuar kopjen digjitale të pronës në 3D, blerësit potencial mund ta vizitojnë pronën tuaj në çdo kohë, nga kudo në botë. Kjo lehtësi i bën ata të eksplorojnë çdo cep, të vizualizojnë shtëpinë e tyre të ardhshme dhe të marrin vendime të informuara pa pasur nevojë për ta vizituar pronën fizikisht.
Tërheqja e më shumë blerësve potencial: Natyra ndërvepruese e kopjes digjitale të pronës në 3D do të tërheq më shumë blerës të interesuar. Duke e ofruar përvojën e realitetit virtual vëmendja dhe interesimi për pronën tuaj do të rritet, gjë që përfundimisht dërgon në mundësi më të mëdha për të marrë oferta të dëshiruara.
Prona3D ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për të konkuruar në tregun e shit-blerjes së pronave
Përveq ofrimit të kopjes digjitale të pronës në 3D, ne i ofrojmë të gjitha shërbimet e nevojshme për të konkurauar në treg duke u angazhuar për ti maksimizuar gjasat për shitjen e pronave tuaja. Gama jonë e plotë e shërbimeve përfshin:
Fotografi dhe video profesionale: Fotografitë dhe videot me cilësi të lartë janë një prej elemeteve vendimtare për ti tërhequr blerësit postencial. Ekipi ynë i përbërë prej fotografëve profesionist do të kujdeset që prona juaj të duket absolutisht më së miri duke lënë përshtypje të dëshiruara te blerësit e mundshëm.
Krijimi i fushatave të marketingut: Ne hartojmë fushata të personalizuara marketingu të përshtatura në veçoritë unike të pronës suaj duke e synuar audiencën potenciale. Përmes reklamimit në faqet tona në media sociale si dhe në platforma sikur Google dhe Bing ne sigurohemi që prona juaj të ketë ekspozim maksimal ndaj audiencës së duhur.
Përshkrim i detajuar i pronës: Paraqitja e pronave bëhet duke i përfshirë informatat gjithëpërfshirëse të pronave me përshkrime që nxjerrin në pah pikat kryesore gjë që do ti bëjë blerësit potencial të interesohen më shumë.
Ekspert në negocime dhe vlerësime të pronave: Agjentët tanë me përvojë në tregun e patundëshmërive janë negociatorë të aftë që punojnë pa u lodhur për të siguruar çmimin më të mirë të mundshëm për pronën tuaj. Ne i trajtojmë negociatat me profesionalizëm dhe sigurojmë që interesat tuaja të përfaqësohen më së miri.
Udhëzime ligjore dhe financiare: Shitja e një prone përfshin procese të ndërlikuara ligjore dhe financiare. Ekipi ynë ofron udhëzime të ekpertëve gjatë gjithë procesit të shitjes, duke siguruar një përvojë të qetë dhe pa stres për ju.
Ne tek Prona3D jemi të përkushtuar maksimalisht për ti ofruar shërbimet më të mira në tregun e patunshmërive. Nëpërmjet teknologjisë së avancuar të skanimit të kamerave Matterport ne transformojmë procesin e shitjes, duke ju dhënë një avantazh konkurrues në treg.
Kombinuar me gamën tonë gjithëpërfshirëse të shërbimeve në patundshmëri, ne synojmë ta bëjmë shitjen e pronës realitet. Bashkohuni me ne për të shitur pronën tuaj më shpejt dhe me efikasitet. Kontaktoni me ekipin tonë sot për të nisur rrugëtimin tuaj drejt një shitje të suksesshme!