Banesë në SHITJE në rrugën Robert Doll, pranë lagjes Pejton në Prishtinë

Shëtitja virtuale e pronës në 3D

 

Informatat kyqe

  • Çmimi (në Euro €): €190,000.00
  • Adresa: Robert Doll Prishtinë PN
  • Në shitje/Me qira: Në shitje
  • Sipërfaqja (m2): 64.62 m2
  • Vendndodhja: Prishtinë

Përshkrimi i pronës

Banesa ndodhet në katin e 4-të të kompleksit banesor, në një nga lokacionet më të mira në Prishtinë.

E pozicionuar në rrugën Robert Doll, pranë lagjes Pejton, kjo banesë ofron qasje të shpejtë në qendër si dhe komoditet për banim apo investim.

Karakteristikat kryesore:

Gjendja: E renovuar komplet së fundmi, shitet në gjendje të gatshme për banim ose investim (Airbnb/Booking).

Sipërfaqja: 64.62 m² (Neto sipas listës poseduese), ndërsa sipas matjeve precize me laser, banesa ofron rreth 82 m² hapësirë reale shfrytëzuese (Bruto), duke përfshirë muret, depon dhe parahyrjen private.

Organizimi i brendshëm (Indoor):

Dhoma e ndenjes: Hapësirë e ndritshme me dritare të mëdha, roleta dhe ndriçim modern me binarë (track lighting).

Kuzhina dhe Tryezaria: Dizajn elegant me dollapë të bardhë me bazë druri, e kompletuar me të gjitha pajisjet elektro-shtëpiake. Përfshin sistem klimatizimi dhe një frigorifer unik SMEG në ngjyrë të kuqe.

Banjo: Interier modern me kabinë dushi me xham dhe lavaman me bazë druri.

Dhomat e gjumit: Dy dhoma të organizuara me dizajn minimalist, mure të bardha dhe dysheme druri (parket) me tone të ngrohta.

Hapësirat shtesë (Outdoor):

Parahyrja: Banesa posedon një korridor privat para derës kryesore, që ofron privatësi dhe siguri shtesë për pronën.

Depo: Banesa përfshin një depo private për magazinim dhe organizim më të mirë të gjërave tuaja.

 

*Dokumentacioni:

Prona e posedon listën poseduese me dokumentacion të rregullt pronësor.

Si rrjedhojë, mund të blihet edhe përmes bankës, me mundësi vendosjeje të banesës përkatëse në hipotekë.

Në shitje nga agjensioni për patundshmëri

Author profile image

Prona3D Prishtinë

Detajet e listimit :
ID e pronës : #1541

Informata kontaktuese

Jeni të interesuar për këtë pronë?

Prona në hartë

Vendndodhja :

Prona të ngjashme

Send to Friend

Email Agent