Informatat kyqe
- Çmimi (në Euro €): €375,000.00
- Adresa: Mehmet Pasha PN, Prizren
- Në shitje/Me qira:
Në shitje
- Sipërfaqja (m2): 152 m2
- Vendndodhja: Prizren
Përshkrimi i pronës
Shtëpia së bashku me oborr me sipërfaqe gjithësejt 1.54 Ari ndodhet në Qendrën Historike të Prizrenit, përball xhamisë së Bajraklisë, shumë afër Lidhjes së Prizrenit. Shumë afër edhe Shadërvanit dhe shëtitores buzë Lumbardhit kjo pronë historike tash vonë e rinovuar përveq se mund të përdoret si shtëpi ka edhe potencial të madh për përdorim në fusha të ndryshme biznesi.
Karakteristikat e pronës:
Stil oriental: Hapsira të mbrendshme me elemente tradicionale të punuara prej druri sikur tavani, dyert, dritaret dhe dollapët e vendosur mbrenda mureve.
Përshkrimi i gjërë: Hapësirë e bollshme me dhoma të mëdha, tavane të larta dhe dritë natyrale të bollshme.
Hapësirë e jashtme: Një oborr i shtruar me kalldërëm me pamje nga xhamia e Bajraklisë i përkryer për relaksim dhe shijim të rrethinës së bukur.
Komoditet modern: Sapo e rinovuar për të ofruar komoditet duke e ruajtur hijeshinë historike.
Përdorimet e mundshme për biznes:
Hostel, Bujtinë: Dizajni tradicional dhe hapësirat e bollshme mund të ofrojnë një përvojë unike për mysafirët.
Restorant: Hapsira e mbrendshme si dhe ajo e jashtme e kësaj shtëpie mund të krijojnë një atmosferë tërheqëse për argëtim dhe ngrënie.
E pështatshme edhe për hapësirë zyresh, galeri, showroom etj