Shtëpi në SHITJE te kompleksi i Lidhjes së Prizrenit

Shëtitja virtuale e pronës në 3D

 

Informatat kyqe

  • Çmimi (në Euro €): €850,000.00
  • Adresa: Sheshi i Lidhjes Nr7
  • Në shitje/Me qira: Në shitje
  • Sipërfaqja (m2): 304 + 143 m2
  • Vendndodhja: Prizren

Përshkrimi i pronës

Shitet shtëpia tradicionale në Prizren e njohur si Shtëpia e Familjes Dukagjini. Është ndërtuar në fillim të shekullit të 20-të dhe e rinovuar në vitin 2018. Kjo pronë e mbrojtur kulturore e ofron një kombinim të rrallë të historisë me komoditetin modern. Gjendet në kompleksin e Lidhjes së Prizrenit, pranë lumit Lumbardhi dhe Urës së Gani-Tadës Dukagjinit, duke ofruar pamje të bukur të Kalasë Antike të Prizrenit nga hajati dhe dhomat ballore.

Sipërfaqja e pronës:

Përdhesa: 152m²

Etazha 1: 152m²

Oborri: 143m²

Bazuar në lokacionin dhe në historinë e saj kjo pronë lehtësisht mund të adaptohet dhe të përdoret edhe për qëllime biznesi si:

Guest House: Me arkitekturën e saj unike dhe historinë e pasur, kjo shtëpi do të tërheqë turistë që kërkojnë një përvojë autentike.

Restorant: Ambienti i veçantë i pronës mund të krijojë një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse për klientët.

Këto janë vetëm disa nga mundësitë përderisa prona ofron fleksibilitet edhe për ide të tjera inovative biznesi.

*Në pronë (në hapësirën e oborrit), janë edhe dy lokale nga 16 m² të cilat shiten ndaras prej hapësirës totale që ka prona.

Në shitje nga agjensioni për patundshmëri

Author profile image

Prona 3D Prizren

Detajet e listimit :
ID e pronës : #966

Informata kontaktuese

Jeni të interesuar për këtë pronë?

Prona në hartë

Vendndodhja :

Prona të ngjashme

Send to Friend

Email Agent