Informatat kyqe
- Çmimi (në Euro €): €165,000.00
- Adresa: Ajdin Rrahmanaj Nr15
- Në shitje/Me qira:
Në shitje
- Sipërfaqja (m2): 132 m2
- Vendndodhja: Prizren
Përshkrimi i pronës
Ofrohet për shitje banesa e mirëorganizuar me sipërfaqe prej 132m², e pozicionuar në katin e 3-të në një nga zonat më të favorshme, pikërisht në qendër të qytetit të Prizrenit. Kjo pronë ofron një hapësirë tejet funksionale, duke e bërë ideale për familje që kërkojnë komoditet dhe qasje të menjëhershme në të gjitha shërbimet e qytetit.
Banesa ka një planimetri të rregullt, me orientim ideal nga Perëndimi që siguron ndriçim të mirë natyral.
Në sipërfaqen e banesës përfshihen:
Dhomë ndenjeje me kuzhinë dhe tryezari: Hapësirë e përbashkët dhe e hapur, e cila lidh këndin e ndenjes me pjesën e gatimit dhe ngrënies, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe mikpritës, me dalje në njërën nga terasat.
3 Dhoma gjumi: Dhoma të rehatshme dhe të bollshme, ku njëra prej tyre ka qasje në terasën e dytë.
2 Banjo të pajisura: Moderne dhe të kompletuara.
1 Toalet i veçantë: I pozicionuar në hyrje për mysafirë.
Shpajz (Depo): Hapësirë e nevojshme ku është i vendosur edhe bojleri qendror.
Korridori: Drejtvizor, që bën shpërndarjen logjike në të gjitha hapësirat pa humbur metra katrorë.
2 Terasa
Lokacioni dhe afërsia (Në qendër):
Banesa ka një pozicion të jashtëzakonshëm ku çdo shërbim është lehtësisht i qasshëm. Me një ecje të lehtë prej vetëm +/- 10 minutash, ju keni qasje direkte në:
Kultura dhe qendra: Shadërvani, Parku i Qytetit, Katedralja (Kisha Katolike), Xhamia e Terzimahallës dhe Sozi Xhamia.
Institucionet: Kuvendi i Komunës, Gjyqi Komunal, Policia e Qytetit dhe Zjarrfikësit.
Shëndetësia: Spitali Qendror, Ambulanca dhe Stomatologjia.
Arsimi: Universiteti i Prizrenit, Gjimnazi i Prizrenit dhe shkollat fillore e të mesme.
Shërbimet ditore: Tregu i Ri i Gjelbër, Stacioni i Autobusëve, marketet dhe dyqanet zejtare.
Garazha / Parkingu (Me çmim ndaras): Për blerësit e interesuar, është e disponueshme edhe garazha (hapësira e parkingut), e cila ofrohet për t’u blerë me një çmim të ndarë nga ai i banesës.