Informatat kyqe
- Çmimi (në Euro €): €97,750.00
- Adresa: Reshat Karjagdiu PN Prizren
- Në shitje/Me qira:
Në shitje
- Sipërfaqja (m2): 85 m2
- Vendndodhja: Prizren
Përshkrimi i pronës
Në lagjen Jeni Mahallë të Prizrenit kjo banesë ofron një vendndodhje të përshtatshme shumë afër qendrës së qytetit, pranë shkollës fillore “Emin Duraku”, Qendrës së Mjekësisë Famijare, xhamisë së Dervish Çelebiut, dyqaneve, tregut, dhe stacionit të autobusëve…
Banesa 1+2 ndodhet në katin e gjashtë të kompleksit “Violina” dhe ka gjithësejt 85m2 .
Në sipërfaqe të banesës përfshihen:
Salloni dhe kuzhina ku hapësira e ndenjjes së bashku me kuzhinën krijojnë një ambient të këndshëm për pushim, argëtim dhe mikpritje.
Dy dhoma gjumi me hapësira të bollshme.
Korridori, një tualet, një banjo, depo dhe ballkoni.
*Banesa shitet komplet e mobiluar.
Me një sipërfaqe të konsiderueshme, dhe me lokacion të përshtatshëm, kjo banesë është ideale për familjet dhe çiftet e reja ose për ata që kërkojnë një investim të sigurt në patundshmëri.