Banesë në SHITJE 123m² në kompleksin HIM Group në Prizren

Shëtitja virtuale e pronës në 3D

 

Informatat kyqe

  • Çmimi (në Euro €): €159,900.00
  • Adresa: De Rada PN
  • Në shitje/Me qira: Në shitje
  • Sipërfaqja (m2): 123 m2
  • Vendndodhja: Prizren

Përshkrimi i pronës

Banesa ndodhet në kompleksin HIM Group (afër Marketit Meridian) në rrugën De Rada një nga rrugët kryesore të Prizrenit. Banesa ka vendndodhje të përshtatshme shumë afër shkollës fillore Emin Duraku, Qendrës së Mjekësisë Famijare, dyqaneve, tregut, dhe stacionit të autobusëve…

Në sipërfaqe të banesës përfshihen:

Salloni dhe kuzhina ku hapësira e ndenjjes së bashku me kuzhinën ndaras prej sallonit e krijojnë një ambient të këndshëm për pushim, argëtim dhe mikpritje.

Tre dhoma gjumi me hapësira të bollshme.

Korridori, dy bajno dhe dy terasa.

Banesa shitet komplet e mobiluar.

Pajisjet shtëpiake në banesë janë pothuajse të gjitha të prodhimit gjerman. Banesa ka nxemje qendrore me rrymë, dy klima si dhe sistemin e roletave me rrymë…

Me një sipërfaqe të konsiderueshme, dhe me lokacion të përshtatshëm, kjo banesë është ideale për familjet dhe çiftet e reja ose për ata që kërkojnë një investim të sigurt në patundshmëri.

* në këtë kompleks banesor ndaras prej banesës nga i njejti pronar, shiten edhe dy garazha me çmim 25000 €

Në shitje nga agjensioni për patundshmëri

Author profile image

Prona 3D Prizren

Detajet e listimit :
ID e pronës : #1087

Informata kontaktuese

Jeni të interesuar për këtë pronë?

Prona në hartë

Vendndodhja :

Prona të ngjashme

Send to Friend

Email Agent